Influencuesja e njohur, Genta Gjalpi, është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj, në ambientet e një marketi. Lajmi u bë publik ditën e sotme dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Pavarësisht bujës së krijuar, Genta ka vijuar të ripostojë në profilin e saj në Instagram mesazhe mbështetëse nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët e përshkruajnë si një person me “zemër të bardhë”.

Ndër përkrahjet që kanë tërhequr më shumë vëmendje është ajo e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha, e cila publikoi një foto me Genta Gjalpin dhe shkroi: “Je më e fortë se ky moment”.

Kujtojmë se Antonela Berisha dhe motra e saj Mariela janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në gusht të vitit 2024, ku mbeti e plagosur modelja Klea Prenga.