Një skenë vërtet prekëse, ajo në të cilën kanë asistuar një grup shkencëtarësh të institutit të kërkimit në Tethys. Ata kanë fiksuar në video momentin kur nëna delfin po përpiqej të risillte në jetë të voglin e saj, në detin Jon.
Sipas shkencëtarëve, delfini femër e ngrinte trupin e të voglit mbi ujë dhe më pas e rifuste sërish, në atë që dukej një tentativë për ta risjellë në jetë. Ajo nuk donte të pranonte idenë se i vogli nuk ishte më gjallë. Por duket se delfini i vogël kishte ngordhur disa orë para se shkencëtarët ta konstatonin këtë gjë.
Nëna delfin ishte e njohur për ta, pasi në vitin 2003, shkencëtarët i kishin vendosur një numër për ta identifikuar.





