Nëna e moshuar e shqetësuar për fatin e birit të saj, ka kallëzuar në policinë e Durrësit humbjen e djalit të saj 55-vjeçar.
Sipas kallëzimit të shtetas F.V. 83 vjeçe banuese në lagjen nr. 4, Durrës, djali i saj, shtetasi F. V., 55 vjeç është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë uniformat blu po punojnë për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





