Një nënë e re, e cila një muaj më parë braktisi fëmijën e saj duke u larguar nga shtëpia, është kapur në shtetin fqinj, Itali.
Ajo është kthyer ditën e sotme dhe u është dorëzuar autoriteteve në Rinas. Sipas Policisë, shqiptarja është identifikuar me inicialet A.H., 24 vjeç, banuese në Sukth të Durrësit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.09.2016, në P. K. K. Rinas u kap shtetësia në kërkim A.H, vjeç 24, banuese në Sukth Durrës, kthyer nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se më datë 28.08.2016, ka braktisur fëmijën e mitur duke u larguar nga banesa. Neni 124 i Kodit Penal. U njoftua Komisariati Policisë Durrës.





