FRANCE, 22 shkurt 2013– Nëna vret tre fëmijët e moshës 9, 11 dhe 17 vjeç në Francë.

Viktimat janë qëlluar me thikë në një qytet të Francës, pranë Parisit.

Vrasja makabre dyshohet se është kryer nga nëna e fëmijëve, e cila është zhdukur pas ngjarjes.

Policia ka thënë se fëmijët të prerë në fyt më thikë ka gjetur i ati i tyre, me profesion mjek.

Ai ka pësuar gjendje shoku, kuri ka parë trupat e prerë të fëmijëve.

Policia franceze ka thënë se vdekja e tyre është shkaktuar nga prerjet në fyt.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Dampmart, 30 km larg Parisit.

Nëna e zhdukur është rreth të 30-ve, ndërsa policia ka sqaruar se çifti kishte konflikte mes tyre.