Brenda në qytetin më të dhunshëm në botë.
Mbledhja e fotove të tmerrshme tregon realitetin e zymtë të jetës në San Pedro Sula, Honduras.
Më shumë se 3 vrasje janë raportuar çdo ditë në Honduras.
Gati 2/3 e banorëve të San Pedro Sula jetojnë në varfëri ekstreme.
Bandat vdekjeprurëse të drogës kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit.
Një ditë e zakonshme në qytetin San Pedo Sula në Honduras është si në një zonë në luftë.
Morgu është plot nga trupa të shpuar nga plumbat dhe dhomat e urgjencës në spital janë të tejmbushura me të plagosur.
San Pedro Sula, qyteti i dytë më i madh në Honduras, është shpallur së fundmi si qyteti më i dhunshëm në botë.
Një koleksion me foto shokuese tregon realitetin e zi të një qyteti ku bandat e drogës operojnë lirisht në një zonë ku nuk ekziston ligji dhe ku varfëria mban mbërthyer dy të tretat e popullsisë.
Në këtë qytet raportohen çdo ditë mesatarisht nga tre të vrarë.
Armët gjenden kudo dhe 83 përqind e krimeve kryhen nga armë zjarri.
Bandat e rrugës njihen me emrin maras, kurse trafikantët meksikanë vijnë këtu dhe rekrutojnë skuadrat e tyre të vrasjes.
Drejtësia nuk ekziston dhe në burgje vriten e masakrohen njerëz më shumë se jashtë.
Së fundmi është raportuar se policia nga halli ka ngritur një skuadër vdekje, që ekzekuton trafikantët pa gjyq nëpër rrugë.
Vetë policia ka vrarë 149 civilë në një vit në këtë qytet.





