Profesori i njohur i gazetarisë, Artan Fuga jep një opinion në lidhje me imunitetin e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.

Fuga shkruan se po se ish-ministri ndalohet, atëherë shteti ka rënë.

Reagimi i Artan Fugës

Unë nuk e di se çfare do të ndodhë sot në Kuvend lidhur me ish-ministrin e Brendshëm. Por në parim kam dy orientime: I pari, çdokush nga funksionarët duhet të jetë përgjegjës para ligjit. I dyti, çdo njeriu si individ i dua vetëm të mirën. Kaq.

Unë nuk jam hetues, por historinë politike të Shqipërisë e njoh mirë!  Po qe se ish-ministri ndalohet, atëherë shteti njeh se gjatë vitit 2017 ai kishte rënë.

Ekonomi ilegale.

Administrate e paaftë të ndalonte kanabizimin.

Territori sipas Reformës së dështuar, i dalë krejt nga kontrolli me ose pa qëllim.

Interesat ilegale – marrë në zotërim, rendin. Kaq!

A do ta njohë sot zyrtarisht, solemnisht, unanimisht, Kuvendi këtë rezultat?!  Punë e tyre!

Mua kjo më intereson, ndërkaq për çdo njeri kam dhembshuri. Kushdo qoftë!

Pra kur propaganda na thoshte se po bëjmë shtet, shteti kishte rënë, si në '97, '98, '2011. Na dhe një në 2017!

Pse na ndodh kjo?

Kjo kërkon të dini përgjigjen, o shqiptarë! Mos u merrni me gjyqe në media, para se të nisë punën, Hetuesia! Paragjyqi mediatik është mizori.

4 herë në tridhjete vjet, një herë në 7 vjet mesatarisht, si na ka ndodhur mesatarisht që nga 28 nëntori 1912. T'i vëmë gishtin, kokës!