13 dhjetor 2014 – Antonio Konte e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me Kombëtaren italiane, por edhe pse në 6 ndeshjet e tij të para ka arritur 5 fitore dhe 1 barazim, media ka ende dyshime për të ardhmen e këtij grupi. Gjithsesi, ky aspekt i intereson fare pak ish-trajnerit të Juves, i cili ka kërcënuar federatën se kërkon që plan-projektet e tij për më shumë stërvitje me lojtarë të ndryshëm duhet të nisin të zbatohen. Ideja e 45-vjeçarit është që të grumbullojë dy herë në muaj, për 2-3 ditë, një numër të caktuar lojtarësh, për të rritur nivelin e lojës, por kjo çështje vështirë se do aprovohet nga klubet, fakt që ka dërguar Konten të kërcënojë me dorëheqje.
Prandaj, nga frika e një çmendurie të radhës nga “gjenerali”, në federatë përflitet se drejtuesit kanë nisur të mbajnë kontakte me ish-trajnerin e Interit, Valter Maxarrin, i cili mund të marrë stolin e Italisë, nëse Konte do dorëzojë pankinën, në rast se kërkesat e tij nuk do të pranohen.





