Një aktivist nga protesta e 68-të kundër qeverisë ka deklaruar se lëvizja qytetare nuk do të ndalet pa largimin e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se vijimi i protestës e ka vendosur qeverinë dhe vetë Ramën “pas murit”.

Sipas tij, fuqia e protestës shihet pikërisht te reagimet e kryeministrit dhe përpjekjet përmes propagandës së tij, për të treguar se situata është nën kontroll.

“Edi Rama çdo ditë po e ndjen shumë të nevojshme që, nëpërmjet inskenimeve dhe propagandës së tij, të tregojë se ai është ende i fuqishëm. Ai, nëpërmjet inskenimeve të propagandës së tij, të cilat e filmojnë duke pushuar në Dhërmi, do të na tregojë se është i pashqetësuar”, tha ai.

Më tej ai theksoi se Rama e ka kuptuar se, në rast se kjo protestë do të arrijë të kapë 1 shtatorin, “ai nuk ka shpëtim”.

Aktivisti: Kjo protestë nuk do të ndalet pa u larguar Edi Rama. Kjo protestë është shumë e fuqishme, është e pandalshme. Dhe ku e kuptojmë këtë? E kuptojmë te nevoja e Edi Ramës pikërisht në ditën kur ai është më i dobët, në ditët kur kjo protestë e ka vendosur pas murit dhe i ka treguar pafuqinë e tij, ka treguar dobësinë e tij.

Edi Rama çdo ditë po e ndjen shumë të nevojshme që, nëpërmjet inskenimeve dhe propagandës së tij, të tregojë se ai është ende i fuqishëm. Ai, nëpërmjet inskenimeve të propagandës së tij, të cilat e filmojnë duke pushuar në Dhërmi, do të na tregojë se është i pashqetësuar.

Por pikërisht nevoja e Edi Ramës dhe e makinerisë së tij të propagandës, e cila do të tregojë se Edi Rama nuk është i shqetësuar nga kjo protestë dhe ka shkuar të pushojë, tregon frikën e Edi Ramës.

Edi Rama është shumë i frikësuar dhe e ka kuptuar se, në rast se kjo protestë do të arrijë të kapë 1 shtatorin, Edi Rama nuk ka shpëtim. Ai, nëpërmjet makinës së propagandës, po kërkon që të na shpërndajë pa ardhur shtatori, sepse e di shumë mirë, nëse vjen shtatori, nuk ka shpëtim. Kjo protestë ja ka çjerrë maskën, ja ka rrëzuar fasadën.