Ish-kryeministri Sali Berisha, do të mbajë ditën e shtunë një takim në qytetin e Vlorës.

Ai i është drejtuar me një thirrje gjithë demokratëve të qytetit bregdetar të marrin pjesë në Foltore që do mbahet në Pallatin e Kulturës, pasi vetëm të bashkuar fitojnë.

“Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.