11 korrik 2015 – I njohur dikur për rezervatin e famshëm të fazanëve, plazhi i Rrushkullit vazhdon të jetë më pak i frekuentuar se plazhet e tjerë të gjirit të Lalzit për shkak të rrugës problematike.

Ndoshta për këtë arsye elementët moderne të pjesës tjetër të bregdetit mungojnë, ndërsa nuk janë të pakta episodet folklorike si shëtitjet me kalë brenda në det apo një restorant i ndërtuar në bunker; çadrat e ngritura me çarçafë e deri te banjot e ujit të një grupi grash që nuk e shohin të arsyeshme që të zhvishen me kostume deti, siç shihet edhe në foto.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/