Bashkëjetesa prej më shumë se një jave e familjarizimi, i ka bërë banorët e “Big Brother VIP” të tregojnë anën njerëzore dhe përditshmërinë, më shumë se kudo tjetër.

Arjola Demiri, ishte një nga personazhet që i çuditi të gjithë me rrëfimin e saj të ndjerë, lidhur me divorcin nga bashkëshorti. Mirëpo, sot, ajo ka treguar të tjera detaje, në një rrëfim rrëqethës.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai i tre fëmijëve të saj.

‘’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,– tha aktorja, duke shtuar se njëkohësisht me këtë periudhë të vështirë ishte edhe shtatzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

‘’Shkova tek mjekja dhe i thashë që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem m’i hiq. Gënjeva dhe thashë se babai i tyre ishte dakort, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’,– rrëfeu ajo e prekur.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatzënisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare, derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.