Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, ishte në Shqipëri me mikun e tij, Domenico Gritto, 24 vjeç për pushime dhe për të festuar ditëlindjen.

Mediet italiane shkruajnë se pak para se të humbiste jetën së bashku me mikun e tij Domenico Gritto, Tizzano ishte duke festuar ditëlindjen.

Fotot dhe rrëfimet dëshmojnë momentet e tij ku falenderoi të gjithë miqtë për urimet.

Megjithatë, për fat të keq, pak orë më vonë jeta e tyre u ndërpre nga një 17-vjeçar, i cili po drejtonte një Mercedes të klasit C, pa patentë.