Ajo ka qenë një aktore dhe modele shumë seksi.
Por, Sofia Hayat ka vendosur të braktisë jetën e saj të mëparshme, pas “thirrjes së Zotit”.
Ajo tashmë është bërë murgeshë.
Hayat ka hequr dorë nga jeta e shthurur, madje ka zvogëluar edhe gjoksin që e kishte zmadhuar me operacion.
“Jeta ime më parë ishte e mrekullueshme, por unë e dua këtë njeri të ri më shumë”, tha ajo.
“Kur shikoj fotot e vjetra, tani buzëqesh.
Arsyeja e jetës sime tani është të zbuloj të vërtetën e ekzistencës sonë”, thotë ajo.
Hayat është rritur në një familje të rreptë myslimane, nën kujdesin e prindërve dhe dy vëllezërve të saj.
Por, kjo mënyrë jetese bëri që ajo të rebelohej në adoleshencë dhe të ndiqte një mënyrë tjetër jetese, nga ajo e familjes së saj.