Këngëtari i njohur Ledri Vula, ka thyer heshtjen  lidhur me thashethemet për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Edhe pse jo drejtpërdrejt lidhur me aludimet, ai u pyet gjatë një interviste nëse do të lidhej ndonjëherë me një personazh të njohur të showbiz-it, si Xhensila, për marketing apo famë.

“Nuk bëhet kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh për fansat. Nuk jam lidhur kurrë me dikë për çështje showbizzi, nuk jemi kukulla, ” u shpreh Ledri.

ledri-vula

Përveç çështjeve të zemrës, reperi u provokua edhe me një pyetje pikante. I ngacmuar nga moderatori për një mundësi pjesëmarrjeje në një film me përmbajtje erotike, ai la te kuptohe se do ta shqyrtonte si mundësi.

– Nëse të propozojnë të luash në një film +18, çfarë do të bëje?

Ledri: Po varet prej protagonistes.

– Po nëse do ta luaje vetëm, solo?

Ledri: Jo, jo, faleminderit”, u shpreh reperi per “Pushime On Top”

Kujtojmë se thashethemet për një romancë mes Ledrit dhe Xhensilës nisën teksa çifti u panë së bashku teksa po prodhonin një projekt muzikor së bashku.

ledri vula (3)
xhensila myrtezaj
xhensila myrtezaj (8)
xhensila-myrtezaj-1