Policia e Lushnjes ka ndaluar një 48-vjeçar me iniciale S.H, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. P., 64 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një 43-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.