Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar zgjedhjen e presidentit të vendit në “Abc Live”, ku u shpreh se kryeministrit i duhet një person që nuk do të ketë mjetet e kontrollit si presidenti aktual Ilir Meta.

Edhe pse Rama e ka të qartë se çfarë kërkon nga figura e presidentit të ri, Vangjeli thotë se kryeministri nuk ka vendosur akoma se cili do të jetë personi që do plotësojë kriteret që Rama kërkon nga presidenti i ri.

“Do doja të kishim një president që do të kishte konsesusin e gjithë ekuilibrave. Do kalojmë në raundin e katërt me një president si një tjetër alter ego e Ramës. Te të gjitha ministrat shohim një pjesë të Ramës.

Rama di çfarë i duhet por nuk e di si cili është ai që i duhet. Nuk i duhet një president që ka ambicie politike.

I duhet dikush që thelbësisht mos ketë mjetet e kontrollit që ka pasur Meta ndaj tij, dhe vetë Rama është në dilemë”, tha Lorenc Vangjeli në Abc Live.