Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, në zonën e Lozhanit.
Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.
Po ashtu, raportohet se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, ndërsa forca të shumta policore ndodhen në zonë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.





