Monedhat e fatit nuk i sollën fat breshkës 25-vjeçare të detit Omsin në Tajlandë. Shpresat ishin që ndërhyrja kirurgjikale shtatë orëshe për t’i nxjerrë nga stomaku 915 monedha, do ta ndihmonte kafshën t’i rikthehej normalitetit.
Por nuk ndodhi ashtu. Pesë kg monedha u hoqën nga trupi i breshkës, megjithatë pas operacionit ajo hyri në gjendje kome e nuk u zgjua më.
Monedhat e hedhura për fat, Omsin i kishte menduar si ushqim dhe i kishte gëlltitur. Fati i saj shqetësoi shumë tajlandezë që i adhurojnë breshkat për jetëgjatësinë e tyre.
Vetë veterinerët iu kërkuan njerëzve të luteshin për shëndetin e Omsin. Por hapësira e krijuar në stomak pas heqjes së monedhave çoi në përdredhjen e zorrës dhe infeksioni akut i saj solli një helmim të gjakut, çka e bëri të pamundur shpëtimin e zvarranikut. Paratë e operacionit u mblodhën nga publiku pas thirrjeve për donacione.
Skanimi 3D tregoi gjithashtu se në stomak, Omsin kishte pasur edhe dy grepa peshkimi, të cilat u hoqën bashkë me monedhat.
Ngordh breshka që gëlltiti 915 monedha
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës, një kënd lojërash që bëri bashkë 20 vullnetarë nga 3 vende të ndryshme
Të shtëna me armë pranë rezidencës së Chris Brown, një person përfundon në pranga
Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP
Horoskopi ditor, 3 maj 2026





