Toby, rinoceronti i bardhë më i vjetër në botë ngordhi në moshën 54-vjeçare në Parkun Natyra e Gjallë në Verona.

Sipas kujdestarëve të kopshtit zoologjik, ai ra në tokë ndërsa po shkonte në strehën e tij dhe pas gjysmë ore, zemra e tij ndaloi së rrahuri.

Ai do të balsamoset dhe do të vendoset në Muzeun e Shkencës në Trento, MuSe, ku do t’i bashkohet Blankos, një luani të bardhë.

Rinocerontët e bardhë zakonisht jetojnë deri në 30 vjet në liri dhe 40 në kopsht zoologjik. Kjo lloj specie ndodhet në listën e kafshëve që janë pranë rrezikut për zhdukje, pasi ka vetëm 18.000 prej tyre.