TIRANE- Kryetari i vetëshpallur i Kishës "Shën Maria Elbasan" dhe njëherazi drejtuesi i së ashtuquajturit "Komiteti për mbrojtjen e pavarësisë së Kishës Ortodokse", Nikolla Marku, me anë të një letre ka ftuar dje në një debat publik, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësinë e Tij, Anastas Janullatos. 

"Moment historik për ortodoksët shqiptarë pas censusit. I bëjmë thirrje Kishës Ortodokse Tiranë, me në krye Janullatosin për një tryezë debati në një nga mediat që e gjykon të arsyeshme Janullatos dhe të tjerë. 

Në këtë tryeze debat, le të shpalosim dokumenta dhe fakte, për atë ç'ka përfaqësojmë ne përpara kombit", – thuhet mes të tjerash në letrën e të kreut të vetëshpallur të Kishës "Shën Maria Elbasan".