Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë ku pritet që në orët në vijim protestuesit të vazhdojnë protestën e tyre e cila regjistron ditën e 17-të.

Grumbullimi i qytetarëve nisi në orën 18:00 dhe pas pak minutash ata u nisën drejt Kryeministrisë. Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa vijonë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo që vihet re ashtu si edhe në protestat e mëparshme shumë prindër shihen me karroca me fëmijët e tyre të mitur. Ata pavarësisht se me fëmijë të mitur janë bashkuar në protestë e cila edhe në ditët e mëparshme ka qenë paqësore.