Ka filluar Samiti i NATO-s, i cili po zhvillohet në Bruksel, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka publikuar në Facebook momentin e nisjes së takimit.

Në këtë samit për herë të parë si President i SHBA, merr pjesë dhe Joe Biden.

Samiti vjen fill pas atij të G7 dhe pritet të merren vendime të rëndësishme teksa në krye të axhendës është siguria e aleancës.