Zhvillohet sot në Tiranë samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë, ndërsa ditën e sotme u prit para Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama pasi priti presidentin Zelensky në hyrje të Kryeministrisë, nisën një takim kokë më kokë mes tyre. Pasi kanë shtrënguar duart, Rama i ka uruar mirëseardhje Zelenskyt dhe më pas, bashkë me stafin që e shoqëron presidentin ukrainas, janë futur në Kryeministri.

Pritet edhe firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve.

Pas takimit, të dy zyrtarët e lartë do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.