TIRANE Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka akorduar sot “Medaljen e Mirënjohjes” 11 studiuesish, historianësh dhe botuesish, të cilët me punën e tyre kërkimore, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë nxorën nga arkivat dhe i dhuruan publikut fakte, dokumente e dëshmi që e pasuruan historinë e Shqipërisë në këtë 100 vjetor.

“Opinioni publik vlerëson kontributin tuaj dhe unë ju akordoj “Medaljen e Mirënjohjes” në shenjëvlerësimi për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në evidentimin dhe ngritjen e vlerave historike dhe atdhetare me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë” ”,- u shpreh Nishani.

Studiuesit dhe botuesit Ndriçim Kulla e Xhevahir Lleshi, historianë si Mojkom Zeqo, Romeo Gurakuqi, publicisti Artan Lame, Ilir Ikonomi, Blendi Fevziu ishin ndër ata që morën vlerësimin e kreut të shtetit për sjelljen e dëshmive në shërbim të historisë së vendit këtë 100-vjetor.

Ju akordua “Medalja e Mirënjohjes” nga presidenti Nishani:

1.    Z. Artan Lame

2.    Z. Blendi Fevziu

3.    Z. Gëzim Hidri

4.    Z. Ilir Ikonomi

5.    Z. Kai Roman Kiklas

6.    Z. Visar Obrija

7.    Z. Moikom Zeqo

8.    Z. Ndriçim Kulla

9.    Z. Romeo Gurakuqi

10.  Z. Xhevahir Lleshi

11.  Z. Zeni Ballazhi