2 maj 2015 – Presidenti Bujar Nishani ia ka marrë këngës labçe në mes të sallës së pritjes në godinën e institucionit të kreut të shtetit. Ai u rrethua nga ansambli folklorik “Çipini”, nga Vlora, të cilin e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”. “Unë jam Ismail Qemali e pas më vjen historia”, këndoi Nishani me grupin folklorik.

Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm dhe deputeti socialist i Fierit, Gramoz Ruçi, i cili ka mbajtur ison gjatë këngës.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”