Pas akuzave të bërë publike nga Partia Demokratike se qeveria po mbledh të dhëna personale të prindërve dhe pacientëve për zgjedhjet e ardhshme, ka reaguar në një postim në Facebook ish-presidenti Bujar Nishani.

Nishani e cilësoi skandal veprimin e qeverisë, që sipas tij nuk ndodh në asnjë vend normal. Mes të tjerash ai u bëri thirrje shqiptarëve të veprojnë.

REAGIMI I NISHANIT

Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.

Qëllimi : manipulimi i zgjedhjeve !

Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.

Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste.

Veproni tani