SARANDË-Një trup i pajetë është gjetur sot pranë fabrikës së tullave në Krekëz, të Sarandës.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi, Nestan Tabaku, 64 vjeç.
Nga kqyrja e trupit nuk u gjetën shenja dhune, ndërsa policia dyshon se 64-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e të ftohtit.
Trupi i pajetë është dërguar në morg nga ku pritet të tërhiqet nga familjarët.