TIRANE – Një person rezulton prej 3 ditësh i humbur, ndërsa familjarët apelojnë në TvNews24 e BalkanWeb për gjetjen e tij. 

Shtetasi që shihni në foto është Selam Imeri, 65 vjeç nga Tirana, banues në lagjen 'Sulejman Delvina', pranë shkollës ‘Vasil Shanto”, në kryeqytet. 

Familjarët kanë kontaktuar dhe policinë, por prej 3 ditësh ende asnjë e dhënë konkrete nuk mësuar për të afërmin e tyre. 

Selam Imeri, i cili ka probleme me kujtesën, ditën që është larguar nga shtëpia ka qenë veshur me një pulovër vishnje, xhaketë kafe jo e errët me kuadrata te zeza, pantallona gri dhe kapele republike gri. 

(Për çdo informacion të vlefshëm, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit, 0696701164).

                                                  Marrë nga Balkanweb.com