Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi koalicionin me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, zbulohet logoja e aleancës së re, ku vihet re ngjyra blu dhe ndërthurja me flamurin shqiptar.

Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera,” – deklaroi dje Berisha.

Ndërkohë, PD-ja zyrtare e konsideron këtë koalicion “non grata” që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.