Një zgjidhje e thjeshtë dhe natyrale për reduktimin e gërrhitjes mund të gjendet në kuzhinën e çdo familjeje – një lugë mjaltë para gjumit. Ekspertët e gjumit theksojnë se ky “superushqim” i njohur jo vetëm për shijen e tij, por edhe për vetitë shëndetësore, mund të ndikojë pozitivisht në cilësinë e gjumit.
Mjalti vepron si një qetësues për fytin, duke ndihmuar në reduktimin e irritimit dhe të ënjtjes që çojnë në gërrhitje. Falë vetive të tij anti-inflamatore dhe antimikrobiale, ai ndihmon në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të hapura dhe në uljen e dridhjeve që shkaktojnë zhurmën karakteristike të gërrhitjes.
Si përdoret?
Sipas specialistëve, mjafton një lugë mjaltë e pastër përpara gjumit – e vetme ose e tretur në një çaj të ngrohtë si kamomil apo xhenxhefil – për të ndihmuar trupin të relaksohet dhe për të përmirësuar frymëmarrjen gjatë natës.
Përveç ndihmës në reduktimin e gërrhitjes, mjalti ka edhe përfitime të tjera për shëndetin:
- Lehtëson kollën dhe fytin e irrituar;
- Përshpejton shërimin e plagëve dhe djegieve;
- Është i pasur me antioksidantë, sidomos kur është me ngjyrë më të errët.