Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. 

Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci. 

“Ka mbërritur këtu mbas një rrëmbimi banditesk që iu është bërë në rrugë, me një sjellje jo ligjore. Ndodhi me një person që ka qenë disa herë në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite, ka 5 vite që janë në duart e pakurorëve. 

Qëndrimi i tij është i qartë, është i vendosur të përballet me procesi. Çdo gjë që është e shkruar në këtë vendim, sepse e ka marrë më përpara, është gati të bëjë mbrojtje. 

Nuk e kam lexuar akoma vendimin e gjyqtarit. Janë 3 akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim parash”,-tha Gjokutaj. 

Monika Kryemadhi është nën hetim? 

Gjokutaj: Patjetër, nuk e di për çfarë akuzohet.