Grupi i njohur i muzikës, Shkodra Elektronike, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në Festivalin Europian Eurovision vitin e kaluar, kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me kauzën e Zvërnecit dhe protestat qytetare që kanë përfshirë vendin.

Përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft domethënës, artistët kanë shprehur mbështetjen e plotë për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, duke njoftuar se do t’i bashkohen lëvizjes.

“Nji SHOK na thotë që këtë mrekulli s’e ka pa kurrë! E po niset njitesh! EDHE NA PO ÇOHENA!” – shkruan grupi në reagimin e tyre.

Me këtë qëndrim, Shkodra Elektronike rreshtohet krah zërave të shumtë të artit, kulturës dhe shoqërisë civile që po kërkojnë me ngulm anulimin e projekteve që prekin zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke treguar se kauza tashmë ka marrë një dimension të gjerë kombëtar.