Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot rreth orës 7:00 të mëngjesit kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë i shkallës 3.9 ballë, në thellësi prej 5 kilometrash dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e Shkupit, të cilët kanë dalë të frikësuar jashtë shtëpive.

Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe fshatrat e Kosovës. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale.