Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rende e regjistruar mbrëmjen e sotme ne plazhin e Durrësit. Pas vdekjes në spital të shtetasit Armando Baboçi 39 vjeç, në spitalin rajonal eshte paraqitur per trajtim mjekesor shtetasi E.T.

“Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B. Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.” – njofton policia.

Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. Një automjet kishte mbetur në mes të rrugës, pasi babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur me një bordurë, gjë që shikohet qartë në dëmtimet që ka pësuar mjeti tip Alfa Romeo.

Për shkak të planit të masave të dy ditëve të fundit, forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

6 persona e shoqëruar janë të gjithë nga familja Tatanozi nga Durrësi.

Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir, nga të cilet babai humbi jeten ne spital.