Këtë të hënë nis viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar. Rreth 480 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave për të nisur vitin e ri shkollor 2021-2022. 

Edhe këtë vit mësimi nuk do të zhvillohet në kushte normale. Në disa shkolla do të kenë orë 25 minutëshe, ndërsa të tjera do të funksionojnë me turne.

Mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është e detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.