21 shtator 2015 – Videklipi i këngës “Til It Happens to You” (Derisa të të ndodhë ty) mund të jetë shqetësues për disa persona. I gjithi bardhezi, në të portretizohen tri incidente të veçuara abuzimesh seksuale në konvikte.
“Videoja ka përmbajtje grafike që mund të jetë shqetësuese emocionalisht, por pasqyron realitetin e asaj që ndodh përditë në kampuset e kolegjit”. Kështu thuhet në fillim të videos emocionale, të cilën Lejdi Gaga e regjistroi për “The Hunting Ground”, një dokumentar për përdhunimet në kampuset universitare në SHBA.
Videoklipi u publikua më 17 shtator. Skena turbulluese, të interpretuara nga aktorja Nikki Reed ndodhin në dhomën e saj në konvikt, ndërsa mikesha e saj, luajtur nga Kiersey Clemons, bëhet viktimë e përdhunimit pas një feste në grup.
Dhjetorin e shkuar, këngëtarja 29-vjeçare tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit seksual kur ishte 19 vjeç.
“Kam përjetuar momente të tmerrshme, por jam e aftë të qesh tani, pasi kam bërë shumë terapi mendore, fizike dhe emocionale, për t’u shëruarme kalimin e kohës. Muzika ka qenë e mrekullueshme për mua. Por, ajo (përvoja e përdhunimit) ishte një guackë e vetes sime. Ajo nuk isha unë. Nuk më ndikoi aq shumë atë kohë, por katër ose pesë vite më vonë. Më goditi fort. Isha aq e traumatizuar, saqë i thosha vetes ‘vazhdo’, pasi duhet të dilja nga ajo gjendje”, ka rrëfyer këngëtarja.
Sot, Lejdi Gaga po bën pjesën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen. Fitimet nga shitja e këngës do të dhurohen për të ndihmuar viktimat e abuzimeve seksuale. /NOA
/portali DurresLajm/





