29qershor 2015 – I ashtuquajturi kalifati, të cilin saktë para një viti e themeloi organizata terroriste e ashtuquajtur Shteti Islamik në Siri dhe Irak, hyri në vitin e dytë të ekzistimit, me gjithnjë e më shumë territore nën kontroll të vetin dhe me qasje më të madhe globale.

Shpërthimi në skenën ndërkombëtare ndodhi kur luftëtarët ekstremistë me flamur të zi zaptuan qytetin Mosul, kah mesi i qershorit. Por, pas rënies së qytetit të dytë më të madh në Irak, Tikrit, shihej se militantët kishin plane më të mëdha, raporton KTV.

Më 29 qershor 2014, grupi ekstremist i udhëhequr nga Abu Baker al Baghdadi, themeloi formën mesjetare të sundimit islamik kalifatin, duke premtuar mbijetesën dhe zgjerimin e tij.

Vetëm vitin e shkuar ISIS fitoi shumë territore, pavarësisht rezistencës lokale të përkrahur nga sulmet ajrore të koalicionit perëndimor. Po ashtu tërhiqi pasues të flakët, si në Egjipt, Libi, Jemen, Pakistan, duke përhapur terrorin në nivel ndërkombëtar.

Shenjë mbrojtëse deri tash e ISIS-it ishin vrasje masive dhe ekzekutime brutale sidomos në Siri dhe Irak. Kalifati xhihadist kontrollon pothuajse 50% të territorit sirian dhe 1/3 e territorit irakian. Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut, me 3027 ekzekutime brenda vitit, ISIS vetëm në Siri vrau më shumë se 3 mijë njerëz që nga shpallja e kalifatit.

Aty ku arriti kufiri i kalifatit, u shkaktuan zhvendosjet masive, me civilë që iknin nga reputacioni famëkeq i organizatës, të vrasjeve torturave, konvertimit të dhunshëm, e madje edhe skllavërisë.

Prej tyre 1800 ishin civilë. Me qindra të tjerë janë vrarë vetëm në qytetin Kobani. Të dhëna të besueshme për Irakun nuk ka, por besohet se janë ekzekutuar mijëra civilë, ushtarë e të tjerë.

Mijëra të tjerë kanë vdekur në luftime direkte, përfshirë forca opozitare siriane, por edhe qeveritare, luftëtarë kurdë në të dyja shtetet, ushtarë irakianë dhe pjesëtarë të milicive shiite.

Askush prej tyre ende nuk ka korrur sukses të madh në luftën kundër ISIS-it, sidomos ushtria zyrtare irakiane, e cila u kritikua shumë që braktisi territorin gjatë ofensivës së ISIS-it kah mesi i vitit të shkuar.

Me shpenzime në total për operacione në Irak e Siri që arritën në mbi 3 miliardë dollarë, apo mesatarisht 9.1 milionë dollarë në ditë, edhe koalicioni perëndimor i udhëhequr nga SHBA-ja kishte sukses të kufizuar. 

 

 

 

 

 

 

Gazeta Express