Ish-kreu i ALUIZNI-t të Durrësit, Flamur Gjuzi, ka përkujtuar sot në 1-vjetorin e vdekjes, Genc Alizotin.
“Janë të rrallë miqtë e shokët si Genc Alizoti”, shkruan Gjuzi përmes një statusi me fjalë të ndjera në faqen e tij në “Facebook”.
Gjuzi shton se gjatë këtij viti i ka munguar miku i tij i ngushtë, vëllai i tij, që u nda papritur nga jeta si sot një vit më parë.
“Më ke munguar Genc, më shumë se kurrë në këtë vit më kanë munguar bisedat tona , fjala jote prej miku. Nuk do të harroj kurrë vëllai im …”, shkruan Gjuzi.
STATUSI I GJUZIT:
Ish-drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Genc Alizoti, u nda nga jeta për shkaqe natyrale në moshën 51-vjeçare, më 16 shkurt 2017. Ish-zyrtari i LSI-së gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të rëndësishme politike si kryetar i Këshillit Bashkiak dhe prefekt i Durrësit, nga viti 2009 deri në 2013-n. Në tetor të vitit 2013, ai u emërua drejtor i Hekurudhës shqiptare, detyrë të cilën e mbajti deri pak muaj para vdekjes.





