Leo Messi ishte edhe një herë protagonistë absolut në suksesin përballë Australisë, një fitore që i siguroi një biletë për në fazën çerekfinale ku do të përballen me Holandën.

Në ndeshjen e tij të 1 mijë në karrierë, Messi realizoi golin e tij të nëntë në Botëror duke kaluar një legjendë si Diego Armando Maradona: “U relaksuam pak pasi menduam se ndeshja ishte në kontroll.

Në fund vuajtëm jo pak, por e rëndësishme ishte të kalonim turin dhe e bëmë. Kjo ishte një ndeshje e vështirë pasi nuk kishim pushuar mjaftueshëm. Jemi shumë të lumtur që kaluam turin”, u shpreh Messi pas ndeshjes.