Google ka publikuar si çdo fundvit listën vjetore të kërkimeve që njerëzit kanë bërë gjatë këtij viti.
Në listën e mëposhtme janë emrat më të kërkuar në Google për vitin 2020:
Shakira – Performanca e saj në “Super Bowl” së bashku me JLo ishte ndër më të komentuarat, ndaj nuk është habi ta shohim emrin e saj tek më të kërkuarit.
Vanessa Bryant – Partnerja e legjendës së futbollit, Kobe Bryant, që u nda nga jeta në janar të vitit 2020 së bashku me vajzën 14-vjeçare, si pasojë e një aksidenti fatal me helikopter.
Jacob Blake – Në 23 gusht, Jacob Blake, një njeri me ngjyrë që jetonte në Kenosha Wisconsin, u qëllua 7 herë në shpinë, në sy të fëmijëve të tij nga një oficer policie, teksa ecte drejt makinës së tij.
Kanye West – Këtë vit, Kanye West kandidoi për president të Shteteve të Bashkuara, duke marrë 60,000 vota
Kamala Harris – Më 7 nëntor, Harris u bë gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur si zëvendës presidente në Amerikë.





