Dy persona janë arrestuar ditën e stome në Durrës. Mësohet se në pranga ka rënë 45-vjeçari me iniciale S.SH pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kërcënuar atë më thikë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar me iniciale Xh.Y, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit:
-S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundështuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat;
-Xh. Y., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.