Shtyhet sërish procesi gjyqësor mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Senaca është shtyrë, pasi një nga avokatët mbrojtës së kryebashkiakut Veliaj, ka paraqitur në gjykatë një shkresë, ku vërtetohet se është i sëmurë.

“I akuzuari kishte marrë dijeni për procesin gjyqësor. Avokatët kishin bërë kërkesë për shtyerje për arsyeje mjekësore, sepse ishte i sëmurë avokati mbrojtës.”, është shprehur avokati i kryedemokratit Basha, Indrit Sefa, i cili më tej ka thënë se kërkojnë dënimin e Veliajt, pasi sipas tyre ka bërë deklarime të rreme dhe të pasakta.

Gjithashtu, ai shtoi se seanca e radhës do të mbahet më datë 11 tetor, në orën 13:00.