24-vjeçarja turke, Rumeysa Gelgi është zgjedhur si femra më e gjatë në botë. Gjatësia e saj është 2 metër e 15 centimetra dhe është listuar në Rekordet Botërore Guinnes.

Lartësia fenomenale e Rumeysa Gelgi është për shkak të një gjendje të quajtur sindroma Weaver, e cila shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera. Në 2014-ën, kur ajo ishte 18 vjeçe u emërua adoleshentja më e gjatë në botë.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz përmes një karrigeje me rrota.

“Çdo disavantazh mund të kthehet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën tuaj”, tha ajo në deklaratë.

foto galeri