Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesa më e madhe e territorit do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë orëve të ditës.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë sërish mot kryesisht të kthjellët, ndërsa në disa zona do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare dhe kalimtare.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, lugina dhe zonat malore, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 16 m/s.

Në det valëzimi pritet të jetë me forcë 2–3 ballë.

temp2
temp12