Ambasada italiane në vendin tonë ka njoftuar qytetarët lidhur me njohjen e patentave shqiptare në shtetin fqinj.

Ajo informon se në konvertimin e patentave shqiptare dhe italiane ka patur probleme.

Gjithashtu bën me dije se marrëveshja për patentat ka hyrë në fuqi që në 12 korrik, por është duke u punuar për zgjidhjen e disa problemeve teknike.

STATUSI NGA AMBASADA ITALIANE:

Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre.