Një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar, Noizy, feston sot ditëlindjen e tij të 30.

Shumë personazhe të njohur kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen, përfshirë këtu dhe një nga mikeshat e tij më të mira, Çiljeta Xhiliaga.

Ajo i ka kushtuar në “Instagram” një urim të veçantë Noizyt, të cilin e konsideron si vëllanë e saj, teksa zbulon se reperit i thërrasin “kokëmadh” dhe ka thënë që vetëm ata që e njohin nga afër e dinë që e ka “zemrën më të madhe sesa fama”.

Çiljeta, siç kuptohet, ka dashur ta urojë privatisht Noizyn për ditëlindje, por meqë ai nuk është përgjigjur siç bën zakonisht, me këtë rast e kemi marrë vesh të gjithë si e thërrasin miqtë.

Ja urimi i Çiljetës: