Vetëm pak kohë më parë u duk se midis reperit Noizy dhe këngëtares Enca pati një grindje dhe si pasojë një ftohje të raporteve të tyre.
Por ka qenë Noizy që mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar se këto “konflikte” nuk do të cënonin miqësinë mes tyre.
Ai gjithashtu është shprehur se në fillim kur e ka njohur Encën dhe kur ajo i thoshte se do të bashkëpunonin një ditë, vetë Noizy nuk e besonte dhe mbante qëndrim indifferent. Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Enca përmes fotove në SnapChat ku me shaka shkruan se “ai po gënjen”. Më pas ajo thekson se Noizy do të mbetet i preferuari i saj.
Po ashtu edhe Noizy ka thënë më tej se Enca është kthyer tashmë në motrën e vogël të OTR.





