Nora Istrefi mbush sot plot 30 vjeçe. Bashkëshorti i saj Robert Berisha, e ka uruar publikisht nënën e vajzës së tij me një urim shumë special në Instagram, duke shfaqur dashuri të madhe.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e bukur Nora… Shpresoj të jesh e lumtur në këtë ditë dhe të uroj gjithë botën ashtu siç e meriton! Ti më inspiron mua çdo ditë me shpirtin tënd, me punën tënde të vështirë dhe forcën e një gruaje të përsosur, je një nënë e dashur dhe faleminderit që e ke sjellë në jetë Reneen dhe më ke ushqyer zemrën time çdo ditë. Të dua pafund”, ka shkruar Roberti.