OSLO, 10 mars 2013 – Këtë javë ministria norvegjeze e Shërbimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka refuzuar rimbursimin e dy ilaçeve kundër kancerit, me arsyetimin sepse janë shumë të shtrenjta.

Kështu, Norvegjia dhe Shqipëria janë të vetmet vende në Evropë që nuk përdorin komponime të reja, njofton televizioni më i madh komercial në Norvegji TV 2.

Svein Erik Bangen pasur kancerin e prostatës që nga viti 2007.

Janë dy gjëra që e kanë mbajtur gjallë: njëra, ecja e përditshme; e dyta – medikamenti Abiraterone.

– Duhet ta kem gjithmonë me vete këtë ilaç, pasi kam krijuar varësi prej tij, thotë i sëmuri.

“Mendoj se është paradoks që Norvegjia, vendi më i pasur në botë, nuk qenka në gjendje t’u japë njerëzve atë ilaç për të cilin kanë nevojë për të mbijetuar”, thotë Bangen për TV 2

Këtë javë ministria e Shërbimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nuk ka pranuar të miratojë në listën e ribursimit dy medikamente kundër kancerit, me arsyetimin se janë shumë të shtrenjta. I pari është Abiraterone, kundër prostatës, tjetri është Ipilimumab që përdoret për kurimin e melanomës.

Profesor Steinar Aamdal ashtu si kolegët e tij është i tronditur nga fakti që dy ilaçet e reja nuk janë pjesë e procedurave zyrtare në Norvegji.

Dy medikamentet përdoren në të gjitha vendet e tjera evropiane, përveç Shqipërisë së varfër.

“Nuk e besova kur e kam dëgjuar”, thotë profesori dhe shton:

“Është e papërfytyrueshme që Norvegjia duhet të barazohet me Shqipërinë në trajtimin e kancerit”.

Mjeku tregon se ka një pacient, i cili nuk mund të përballojë borxhet, sepse ai nuk do të ngarkojë familjen pas vdekjes.

“Edhe vende si Greqia dhe Spanja kanë shumë borxhe dhe probleme të marrë këshilla të përdorin këto ilaçe”, thotë Aamdal për TV 2

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/